Në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe Sampdorias, Maurizio Sarri ka folur për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka dhënë disa sqarime se si mund të jetë formacioni nesër.
Pas fitores të rëndësishme kundër Udineses, Juventusi kërkon të vazhdojë me fitore për të qëndruar afër Interit, ose për ta parakaluar në renditje.
Në ndeshje me Udinen, luajtën Cristiano Ronaldo, Paolu Dybala dhe Gonzalo Higuain së bashku dhe kjo sjelli sukses, duke fituat 3-1.
Juventus vs Udinese (Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)
Sarri u pyet rreth formacionit startues për nesër, dhe se a do të fillojë me treshen apo jo.
“Treshja? Do të ishte një trident edhe me Douglas Costa gjithashtu. Megjithatë, ende nuk e di, dua të shoh gjendjen e lojtarëve”.
Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala . (Foto: Lars Baron/Getty Images)
“Unë kam nevojë dhe për të paktën një seancë stërvitore para se të kuptoj se si do t’i qasemi Sampdorias”,ka thënë Sarri. /Telegrafi/