Ndeshja përmbyllëse mund të vendosë kampionin e edicionit me shumë zhvillime

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:54 | Nga

Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, ka krijuar avantazh të lehtë ndaj përcjellëses së parë, Prishtinës.

Është tri pikë larg, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të edicionit që vlerësohet të jetë ndër më interesantët, shkruan Koha Ditore.

Drita ka bilanc më të mirë edhe në duelet e drejtpërdrejta me Prishtinën.

E ka fituar ndeshjen e javës së parë, 1:0, kurse në kuadër të xhiros së 12-të skuadrat ndanë pikët. Dhe nëse ritmin aktual të fitoreve e mbajnë si Prishtina ashtu edhe Drita, atëherë titulli pritet të vendoset në xhiron e fundit, në ndeshjen Prishtina – Drita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme