Tanimë është zyrtare dhe ndeshja Ukrainë – Kosovë nuk do të luhet në shtetin ukrainas.
Deri tek kjo ka ardhur pasi Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ndeshja do të luhet në një terren neutral.
Pasi Ukraina është konsultuar me FIFA-në, është vendosur që ndeshja të luhet në Poloni.
Është zgjedhur qyteti i dytë më i madh polak, Krakova ku do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Ukrainës dhe Kosovës.
Njoftimin zyrtar e ka dhënë Federata Ukrainase e Futbollit, që javën e ardhshme do të dërgojë një delegacion në Krakovë, për të inspektuar dy stadiumet e qytetit dhe për të zgjedhur njërin prej tyre, por ndërkohë nuk ka sqaruar si do të veprojë për ndeshjen e kthimit, në Kosovë.
Ndeshja mes Ukrinës dhe Kosovës është e treta në grup, ndërsa para se të ndeshet me Ukrainën, Kosova do të përballet në Shkodër me Kroacinë.