Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjensionit për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi dhe Drejtorin e Administratës Qendrore, Daut Morina me stafin e tyre.
Në takim u bisedua për fazën e ofrimit të ndihmës juridike falas përmes një Klinike Mobile, të ofruar nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, për të gjitha komunat ku nuk ka zyre për ndihmë juridike falas.
Ky shërbim është paraparë të kryhet për qytetarët e Komunës së Drenasit prej datës 19 mars deri më datën 19 prill, ku do të vendoset Klinika Mobile në vendin më të frekuentuar nga qytetarët e komunës sonë, përkatësisht para Objektit të Komunës së Drenasit.