Me ndihmën e kësaj pijeje, kilogramët thjesht zhduken

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 00:11 | Nga Ekonomia Online

Në shtëpi gjithmonë kemi një lakër, rezervë, në mënyrë që të bëjmë sallatë të shpejtë, ndërkaq pikërisht lakra e freskët është më e shëndetshme.

Që kur mbahet në mend flitet se zbut apo shëron të gjitha problemet shëndetësore.

Nëse nuk e preferoni, por megjithatë do të dëshironit që ta “fusni” në organizëm në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, ju këshillojmë që të provoni këtë pije nga lakra e freskët.

Falë shtesës së lëngut nga aloe vera (mund ta gjeni në çdo dyqan të ushqimit të shëndetshëm), xhenxhefil apo menta, ka shije të shkëlqyeshme, andaj do të mund ta pini shpejt me një gllënjkë.

Përbërësit:

– 2 dcl lëng nga aloe vera,
– ¼ e lakrës,
– 1 lugë të vogël xhenxhefil të grirë në rende,
– Sipas dëshirës: fletë mente të freskët (sa mund të kapet me gishta),
– Gjysmë kastraveci

 Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në ble-nder dhe bluani mirë dhe lëngun pini të freskët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme