Ndihmohen fëmijët e pediatrisë në QKUK me materiale shëndetësore

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 14:35 | Nga

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me kompaninë Meditech L.L.C – distributor i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore në Kosovë, po organizojnë një event të dhurimit të materialeve shpenzuese mjekësore për Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.

Dhurimi mundësohet nga kompania Meditech L.L.C, nesër në ora 11:00 në QKUK.

Ai do të ndërmjetësohet përmes platformës avokuese në kuadër të KOMF “Miqtë e Fëmijëve” dhe do të shërbejë për të pëmbushur një nevojë thelbësore për fëmijët të cilët kanë nevojë për trajtim dialize në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme