Bela Gandhi, trajnerja e njohur për lidhjet mes njerëzve, ka treguar sekretin se si të përmirësoni një lidhje, qoftë ajo dashurie, miqësie ose kolegia-le në vetëm 60 sekonda.
Duket se gjithçka është më e lehtë se sa e kemi imagjinuar.
Më poshtë janë disa teknika se si të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët tuaj, për vetëm pak sekonda.
Blini diçka për kolegët tuaj
Kjo mund të jetë diçka e vogël dhe pa shumë shpenzime, si p.sh ndonjë ëmbëlsirë ose biskota. Një “festë” e vogël gjatë pushimit të drekës, ndihmon që marrëdhënia juaj me kolegët tuaj të marrë një kthesë pozitive.
Dërgoni kolegut/koleges një mesazh
Një mesazh i thjeshtë e i papritur si “Faleminderit që më ke ndihmuar”, “Ishe shumë bashkëpunues”, mund të ndihmojë shumë që ju të keni energji pozitive me kolegët tuaj.
Shprehni falënderimin ndaj shefit
Shefat shumë rrallë pranojnë falënderime dhe komplimente nga punëtorët e tyre. Por, nëse e bëni një gjë të tillë, në mënyrë të sinqertë, është një gjë e këndshme.