Drejtuesit e Federatës së Futbollit kanë përuruar sot solemnisht ndriçimin në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i shoqëruar nga nënpresidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, lanë bërë simbolikisht ndezjen e reflektorëve të këtij stadiumi, i cili është bërë gati për garat ndërkombëtare si stadium i kategorisë së dytë.
Me këtë rast, Vokrri theksoi se “ky ishte premtimi ynë se më 6 qershor do ta ndriçojnë stadiumin “Adem Jashari” dhe këtë e bënë sot. “Është një moment i veçantë për të cilin kemi pritur gjatë që të kemi një stadium me ndriçim ku mund të luhen ndeshjet edhe në mbrëmje në kushte shumë më të mira jo vetëm për lojtarë por edhe për shikues”.
“Ky është një investim i FFK-së, ndërsa në ditët e ardhshme shumë shpejt priten të përfundojnë edhe punimet tjera brenda stadiumit investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu që ky stadium do të jetë i gatshëm për kategorinë e dytë për ndeshjet ndërkombëtare. Në veçanti do t’u shërbejë klubeve tona që këtë vit e kanë fituar të drejtën për garat evropiane”.
“Ndërkohë, nesër do të vijë për t’i mbikëqyrur punimet në stadium inspektori i UEFA-s, Trygve Borno”, tha Vokrri.