Ndizet alarmi në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së publikon videon

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Në mëngjesin e sotëm ndezur alarmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por punonjësit dhe deputetët që ishin në objekt s’ditën se çfarë po ndodh dhe si të reagonin.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shpërndarë një video ku dëgjohet se alarmi është ndezur në objektin e Kuvendit.

Por as ajo s’pati informata se përse u lëshua ai.

“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dale jashte….”, shkroi ajo.

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/videos/10159126423528006

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme