Ndodh në futbollin kosovar: 89-shi e barazon rezultatin, por për pak sekonda e sheh veten në disavantazh prej dy golash

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rrallë ka ndodhur sot në futbollin kosovar.

Në fakt, Trepça ’89 e barazoi rezultatin në 1:1 në pjesën e dytë ndaj Dritës në ndeshjen hapëse të xhiros së 10-të të AlbiMall Superligës së futbollit.

Por, përmes sistemit VAR, gjyqtari e anuloi golin e ekipit gjelbër e bardh pasi paraprakisht njëri prej lojtarëve mitrovicas kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar dhe me këtë rast referi dha penallti për vendësit, shkruan “Gazeta Express”.

E i saktë nga 11 metërshi ishte Besnik Krasniqi, i cili e dyfishoi epërsinë e “Intelektualëve”, 2:0.

“Xehetarët” me këtë rast ishin mjaft të pafat pasi për pak sekonda, nga barazimi kaluan në dy gola disavantazh.

Drita kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë përmes Muharrem Jasharit, ndërsa të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi.

Tash, gjilanasit po avancojnë 3:0 falë golit të Ardit Tahirit. 

Të ngjashme