Ndodh për herë të parë në Shqipëri – dy gra martohen, e bëjnë kurorëzimin në Bashkinë e Tiranës

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Dy gra u martuan publikisht të dielën në Tiranë. Lajmi u bë publik në rrjetet sociale nga Aleanca LGBT.

Ceremonia e martesës së dy grave u bë në taracën e Bashkisë së Tiranës. Çifti u bekua edhe nga një prift.

Në postimin në rrjetet sociale, aleanca LGBT shkroi se Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14-vjeçare dhe se janë prindër të dy fëmijëve.

“Ditën e djeshme Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14 vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy engjëj dhe sot bota vazhdon të rrotullohet. Asnjë skenar apokaliptik i predikuar nga inkuizitorët e moralit për të nxitur panik kolektiv për shpopullimin dhe shkatërrimin e botës nuk ndodhi. Këtë mëngjes të hëne, toka vazhdon të rrotullohet rreth diellit normalisht. Qofshi përgjithmonë të lumtura Eda dhe Alba. Dashuria do të triumfojë gjithmonë”, shkruhet në postim.

Të ngjashme