Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook të shpërndarë nga ky institut thuhet bëhet thirrje që të ketë kujdes për personat që janë më të ndjeshëm.

Në fotografinë e publikuar thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 68 indeksi i cilësisë së ajrit.

Sipas faqes së Indeksit të Cilësisë së Ajrit të ShBA-së, vlera mbi 50 e indeksit paraqet rrezik për disa njerëz, veçanërisht ata që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit./Klankosova.tv

Të ngjashme