Ndotja e ajrit në Prishtinë sërish tejkalon vlerat kufitare ditore

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 10:31 | Nga

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 23.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 179.0µg/m3.

Ndërsa përqendrime me të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 179.8µg/m3.

Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur, shpejtësia e erës 0.0m/s, lageshtia e lartë e ajrit 100%, shtypja atmosferike 953.0mb, temperatura -5.5oC. Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme