Ndotja e rrezikshme e ajrit në Indi, nisin ndalesat ndaj makinave

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti Indian, Delhi, ka filluar të implementojë një sistem të racionimit të përdorimit të makinave pasi po lufton me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit.

Makinat private me targa me numër çift dhe tek do të lejohen në rrugë vetëm në ditët alternative nga 4 deri në 15 nëntor, thanë zyrtarët.

Sistemi u prezantua edhe në vitet 2016 dhe 2017, por nuk është e qartë nëse në të vërtetë ndihmon në uljen e ndotjes.

Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër – të njohura si PM2.5 – janë shumë më të larta se sa rekomandohet.

Cilësia e përkeqësuar e ajrit ka vënë miliona njerëz në rrezik të sëmundjes së frymëmarrjes.

Zyrtarët shëndetësorë u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë brenda dhe të përmbahen nga kryerja e ndonjë aktiviteti fizik, ndërsa shkollat janë mbyllur deri të martën dhe mbyllja ka të ngjarë të zgjatet deri të premten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme