Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të premten ka miratuar Projekt-kodin e Procedurës Penale, raporton Ekonomia Online.
E ftuar në këtë Komision ishte edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila arsyetoi dhe prezantoi këtë projektligj.
Haxhiu i tha se kanë punuar shumë për të evidentuar të gjitha problemet, si ai i gjykimit në mungesë për krimet e luftës si dhe suspendimin e personave nga detyra që po akuzohen për vepra të ndryshme penale si korrupsioni.
“Ju theksoj gatishmërinë tim, por edhe të ministrisë që udhëheqë duke pasur një qeverisje korrekte. Ky dokument është mjaftë i rëndësishëm ku grupi punues është përpjekur që të evidentoj të gjitha problemet”.
“Qëllimi i këtij draft-ligji është hartimi i drejtësisë penale. Theksoj se janë adresuar shumë çështje si ajo e dënimit në mungesë për të gjitha veprat penale, suspendimi i personave zyrtarë nga detyra”.
Haxhiu theksoi rëndësinë edhe të afatit të hetimeve ku aktualisht është dy vjet për dallim me vitet e kaluara, sepse sipas saj, ka qenë një periudhë shumë e gjatë më parë.
“Ende konsiderohet që ka një numër të madh të aktakuzave dhe vepra të ndryshme penale, dhe për këtë e kemi konsideruar të rëndësishme suspendimin nga puna e tyre zyrtare. Poashtu theksoi këtu edhe afatin e hetimeve i cili tani është dy vite sepse ka qenë shumë gjatë më parë”.
Ajo ftoi deputetët prezent që të votojnë këtë Projektligj sepse sipas saj është i rëndësishëm.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj pyeti ministren Haxhiu për pikën e konfiskimit se çfarë saktësisht kanë menduar për këtë pikë.
Haxhiu u përgjigj ndaj pyetjet së Selmanaj duke theksuar se qëllimi i konfiskimit është që të rishikohet dhe punohet sa më shumë, raporton EO.
“Ne kemi rishikuar kapitullin e konfiskimit dhe qëllimi është që të përshtatet edhe me kodin penal, dhe në këtë kapitull është paraqitur edhe qasja që mund të kenë në aktakuzë dhe që ka munguar gjithmonë”.
Edhe deputetja nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra tha se e mirëpret këtë Projekt kod dhe do ta votojnë si të tillë, ajo adresoi disa çështje ndaj ministres
“A janë integruar çështjet e gjykimit të personave në mungesë se sa është në përputhje pikat ndërkombëtare”.