Ndryshohet lista e Kosovës – Ftohet Ermal Krasniqi dhe dy të tjerë, largohet Toni Domgjoni

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, pak orë më parë ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj.

Nga lista është hequr Toni Domgjoni, ndërsa janë shtuar Kreshnik Hajrizi, Eris Abedini dhe Ermal Krasniqi.

FFK-ja ka publikuar listën fillimisht të premten pasdite, për ta hequr atë nga faqja zyrtare ndërkohë.

Të ngjashme