Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për mënyrën se si do të bëhet rimbursimi i kuponëve fiskalë.
Sipas kësaj administrate, tashmë do të funksionojë një mënyrë tjetër e rimbursimit të qytetarëve nga grumbullimin i kuponëve fiskalë.
Lexo të plotë njoftimin e ATK-së:
Bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-NR 01/2017, për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit Administrativ MF-NR 01/2015 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale, ndryshohet mënyra e rimbursimit të qytetarëve nga grumbullimin i kuponëve fiskal.
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton qytetarët rreth formës së re të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal për TM2/2017 (prill, maj, qershor 2017).
Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM2/2017, fillon nga data 01 korrik 2017 deri me 31 korrik 2017.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.
Në procesin e tërheqjes do të kemi tre (3) Numra Potencial Fitues, në qoftë se numri i përgjithshëm i fituesve është mbi 999 deri 4 500.
Nëse numri i përgjithshëm i fituesve të tërhequr nga Numat Potencial Fitues është më i vogël se njëmijë (1,000), atëherë duhet të tërhiqet edhe Numri Potencial Fitues shtesë deri në plotësimin e kushtit të paraparë.
Çdo Numër Potencial Fitues i tërhequr ka në vete maksimum njëmijepesëqind (1,500) fitues, në të kundërtën tërheqja përsëritet;
Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).
Numri Potencial Fitues do të gjenerohet nga sistem i ATK-së në bazë të një algoritmi të përcaktuar nga ATK, duke u bazuar në numrin e plikos, emrin dhe mbiemrin (në rastet kur qytetari posedon dy mbiemra do të merret për bazë vetëm i pari) e qytetarit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, në njërën nga datat 1 deri më 10 të muajit pasues, ATK në bashkëpunim me Lotarinë e Kosovës do të organizoj tërheqjen e Fitueseve Potencial (FP), përmes Televizionit Publik (TV) të Kosovës.
Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëeb faqe të ATK-së.