Në dyvjetorin e vdekjes Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gruaja që bëri e shkroi historinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujton bashkëluftëtaren e tij Fetnete Ramosaj e cila tashmë dy vite ka ndëruar jetë.
Ai tha se bashkëluftëtarja e tij ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte gruaja që e shkroi e bëri histori.
Haradinaj tutje the se vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do të mbesin përherë të gjalla në libra, të shkruara nga pena e saj e mprehtë.
‘Faleminderit Fetnete! Lavdi!’, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Luftëtarët nuk vdesin kurrë!
Dy vite pa miken dhe bashkëluftëtaren, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gruan që bëri e shkroi histori, Fetnete Ramosaj.
Vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do të mbesin përherë të gjalla në libra, të shkruara nga pena e saj e mprehtë.
Faleminderit Fetnete! Lavdi!
RH