Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, u promovua libri “Yjet e Lirisë ”

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi, për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është bërë sot promovimi i librit i autorit Sadik Krasniqi“ Yjet e Lirisë”.

Kryetari Latifi, i falënderoj të gjithë të pranishmit, me theks të veçantë z. Sadik për promovimin e librit në komunën tonë si dhe ditën e zgjedhur për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po ashtu kryetari tha se do të jemi gjithmonë të hapur për këto veprimtari.

Gjatë ceremonisë së promovimit të librit ” Yjet e Lirisë”, një fjalë rasti ka mbajtur redaktori, Imer Pantina, pastaj për rëndësinë e librit në fjalë ka folur recensenti, Dr.Muharrem Qafleshi.

Poashtu gjatë promovimit të librit, u interpretuan disa poezi e një pikë muzikore për 7 dëshmorët e fshatit Ratkoc.

Ndërsa autori e këtij libri Sadik Krasniqi para të pranishmëve tha se: “Jam shumë i emocionuar që sot para jush po promovoj librin tim jo të fundit “Yjet e Lirisë” po ashtu Krasniqi tha se jam shumë falënderues, ndaj kryetarit Smajl Latifi, redaktorit, recensentit dhe të gjithë atyre për bashkëpunimin dhe mundësin që të botoj dhe promovoj librin tim.
Në fund të pranishmëve ju dhurua nga një libër me nënshkrim të autorit.

Të ngjashme