Tre persona me maska kanë hyrë në një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit këtë mëngjes.
Ata kanë lidhur rojen e më pas janë larguar duke marrë me vete kasafortën. Për të ikur nga vendi i ngjarjes kanë përdorur furgonin e biznesit të cilin grabitën.
Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre, por bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.