Gjatë 12 vjetëve të fundit asnjëherë nuk janë plotësuar vendet që janë rezervuar për komunitetet jo shumicë në Universitetin e Prishtinës, kështu thuhet në raportin e “Admovere” për “Përfshirja e studentëve të komuniteteve jo shumicë në ‘Universitetin e Prishtinës’”, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha e organizatës Aulona Memeti, njëherit bashkautore e hulumtimit, tregoi se raporti ofron një analizë të masave afirmative për studentët e komuniteteve jo-shumicë dhe efektin e tyre ndër vite. Më konkretisht, publikimi përfshin të dhëna të detajuara statistikore për numrin e vendeve të rezervuara, numrin e të pranuarve dhe numrin e të diplomuarve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, për secilin fakultet të UP-së, që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot.
Kuotat për studentët e komuniteteve jo-shumicë në UP janë zbatuar që nga viti 2004-2005, por tek në vitin 2016 është nxjerrë Udhëzimi Administrativ për aplikim të masave afirmative dhe vendeve të rezervuara për regjistrim të kandidatëve nga komunitetet jo shumicë në institucionet e publike të arsimit të lartë, sipas të cilit, kuota për përfshirje të studentëve të komuniteteve jo-shumicë është përcaktuar të jetë 12% nga numri i përgjithshëm i studentëve për pranim.
Fitore Metbala, hulumtuese dhe bashkautore e raportit, tregoi se nga 11 dekanë të intervistuar, 10 kanë potencuar që dy vitet e fundit hyrja e kuotës prej 12% në numrin e përgjithshëm të paraparë të studentëve për pranim, ka shkaktuar problem, për shkak se vendet kanë mbetur të zbrazëta dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi, sidomos në fakultetet me konkurrencë më të madhe.
Nga gjetjet e hulumtimit, del se gjatë 12 viteve, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në UP asnjëherë nuk janë plotësuar vendet e rezervuara më shumë se 50%. Ky plotë si prej 50% ndodhë vetëm në Fakultetin e Mjekësisë, kurse fakultetet e tjera nuk I kanë plotësuar as 26% të vendeve të rezervuara për studentët e komuniteteve jo-shumicë.
Gjatë periudhës 2008-2020, në të gjitha fakultetet e UP-së janë paraparë 5 mijë e 372 vende përkomunitetet jo-shumicë, vende që janë plotësuar vetëm 18.42%, pra me gjithsej 990 studentët e regjistruar nga komunitetet jo-shumicë.
Interesim më të madh studentët e komuniteteve jo-shumicë kanë shfaqur për Fakultetin e Mjekësisë, Filologjisë dhe Filozofisë. Ndërkaq, Fakulteti I Bujqësisë, Inxhinierisë Mekanike dhe Shkencave Matematike Natyrore janë fakultetet për të cilat ka më së paku interesim.
Fakulteti I Filologjisë është fakulteti me numrin më të madhë të të diplomuarve, me një shkallë prej 72.72% e studentëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.
Studentët e komunitetit turk, prijnë me numrin më të madh të të diplomuarvenë UP, me gjiithsejt 119 tëdiplomuar, komuniteti boshnjak me 92 të diplomuar dhe komunitetet romë dhe egjiptian me nga 9 të diplomuar secili.
Kursekërkesat kryesore të dakanëv e të 11 njësive akademike ishin: të lejohet plotësimi I vendeve të zbrazëta; tërishikohet UdhëzimiAdministrativ 09/2016; të merren vendime të bashkërenduara lidhur me zbatimin e masave affirmative për vendet e rezervuara, procedurën e përmbushjes së tyre dhe përcaktimin e numrit të paraparë për student mesUniversitetit, MASh-it dheAgjencisësë Kosovës për Akreditim.