Në 21-vjetorin e Çlirimit të Malishevës bëjnë nderime deputetët e VV-së

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Në shënimin e 21 vjetorit të Clirimit të Malishevës, deputetët e VV-së kanë nderuar Dëshmorët e Kombit.

Në nderim të sakrificës dhe veprës heroike të dëshmorëve morën pjesë edhe ish-ministrja Albuna Haxhiu, deputetja Saranda Bogujevci.

Ne, do ti nderojmë gjithmonë dëshmorët, duke ju qëndruar besnik dhe duke punuar që idealet e tyre për lirinë e atdheut të realizohen, ka thënë Haxhiu.

Postim i plote:

Sot, në shënim të 21 vjetorit të Çlirimit të Malishevës, nderuam Dëshmorët e Kombit.

Në nderim të sakrificës sublime për liri dhe veprës heroike të dëshmorëve, morën pjesë edhe deputetja Saranda Bogujevci dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Vepra e dëshmorëve është në kujtesën tonë çdo ditë dhe do të na shërbej si udhërrëfyes në përpjekjet tona për shtetndërtim dhe në mbrojtjen e idealit kombëtar.

Ne, do ti nderojmë gjithmonë dëshmorët, duke ju qëndruar besnik dhe duke punuar që idealet e tyre për lirinë e atdheut të realizohen.

LAVDI Dëshmorëve të Kombit!

Të ngjashme