Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, Federata Pan-Shqiptare “Vatra” nderon heronjtë e kombit

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 16:05 | Nga Astrit Gashi

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha me komandantët e Koshares, nderoi 114 dëshmorët e heronjtë e Kosovës në Kosharen legjendare të cilët janë bazamenti i shtetit të Kosovës.

Sot, toka e qielli ishin bashkuar flisnin shqip ndërsa mjera të pranishëm qe kishin ardhur në përkujtim të tyre nderojnë dhe lartësojnë pavdekshmërinë e tyre. Kosharja e cila i dha hapësirë krahut të shqiponjës mbi Pashtrikun e lashtë, njëjtë si një qenie mitike, duke bërë të mundur prekjen reale të fitores që po mbështetej fuqishëm nga aleatët e shqiptarëve dhe të Kosovës, në krye me SHBA-në.

Atje ku prehen, kryeheroi e veterani i organizimit të luftës, Sali Ceku, i cili na inkurajonte se “serbët nuk janë të pavdekshëm, dhe së në një të ardhme të afërt këta të fundit do ta lëshojnë Kosovën me turp”, dhe “pavarësisht se si do të jetë, me luftë apo me paqe, Kosova është e jona”. Strategu Agim Ramadani, që na frymëzonte tek vrojtonte fushëbetejën mbi Dukagjin se “ia vlen me vdekë vetëm për emrin Kosovë” dhe detyrën se “nëse një ushtar do mbetet, ka detyrë ta riformojë ushtrinë e të vazhdojë luftën”. Erdhën dhe ata të cilët e drejtuan këtë beteje, Rrustem Berisha, Hisen Berisha, Musa Gjakova, Fadil Hadërgjonaj të cilët me Elmi Berisha, kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” me buqeta me lule përkujtuan 25-vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares.

“Sot për mua dhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” për shqiptaro-amerikane është një ditë shumë e veçantë sepse kemi ardhur të përulemi para sakrificës sublime që e kanë bërë këta djem dhe vajzave qe kane sakrifikuar jetën e tyre për shtetin e Kosovës. Kjo është beteja me e lavdishme e historisë moderne shqiptare, kjo është beteja e cila e ktheu moralin tek diaspora shqiptare, të miqtë tanë e Uashington dhe gjithandej. Kjo është një beteje një luftë me te cilën krenohemi jemi krenuar dhe do të jete si motiv mbrojtjes se kombit tone i bashkimit tone i unifikimit politik, diplomatik, moral dhe kombëtar. Unë kam pas nderin që me disa nga këta heronj te cilët dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës, e kam pas një rrugëtim të vogël me heronjtë që e ruaj shume pranë zemrës dhe mburrem. Sot e falënderoj komandantin, Rrustem Berisha, Hisen Berisha, Fadil Hadërgjonaj, Musa Gjakova e të gjithë juve që me disa nga ju kam pas fatin të punojë në shërbim të kombit. Jam krenar që një pjesë të jetës sime, një pjese të shkurtë por të lavdishme të kontributit tim dhe kontributit të përgjithshëm si shqiptaro amerikan dhe puna jone e afërt me ministrin e mbrojtës kolonel Ahmet Krasniqin i pavdekshëm qoftë kujtimi dhe vlerësimi për Lavdi dëshmoreve të kombit. Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës nga të gjitha viset shqiptare. Ju falënderoj shumë dhe jam shumë krenar që jam në mesin e luftëtarëve” theksoi në fjalimin e tij kryetari i “Vatrës”, Elmi Berisha.

Ndërsa njëri nga drejtuesit e betejës së Koshares, Rrustem Berisha, ka falënderuar në emër të bashkëluftëtareve të Koshares.

“E falënderoj z. Elmi Berishën për vizitën për kontributin që ka dhënë ‘Vatra’ dhe në të kaluarën por përmes këtij kontributi dhe kësaj vizite dëshiroj të falënderoj të gjithë shqiptaret e mërgatës, qe kanë ndihmuar shume luftën e fundit që pa ndihmën e tyre do te kishim të vështire dhe çlirimin e Kosovës dhe luftën qe kemi bërë. Falë ndihmës dhe angazhimit të tyre na është lehtësuar në një fare forme zhvillimet e veprimeve luftarake”, theksoi Berisha.

Të ngjashme