Në 76-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, Dumoshi zotohet për zgjerimin e projektit të digjitalizimit

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 13:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një ceremoni është shënuar 76-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, meq rast në hapësirat e Bibliotekës janë hapur dy ekspozita për nder dhe në kujtim të Anton Çettës, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit , Vlora Dumoshi, ka thënë se ky vend është tempulli i dijes, duke premtuar mbështetje për Bibliotekën.

“Sot në 76 vjetorin jam me ju për të kujtuar dhe falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë mundin për këtë Bibliotekë dhe për të konfirmuar mbështetjen që do ta ketë biblioteka. Ky vend është tempulli i dijes, ku kanë studiuar gjenerata të mëhershme dhe të sotme. Këtë vit edhe pse në kohë pandemie e kam rritur buxhetin e këshillit për botimin e librit si dhe kam mundësuar krijimin e qendrës së librit. Zotohem se do të mbështes bibliotekën në zgjerimin e projektit të digjitalizimit. Besojë që do të punojmë që këta njerëz t’i lartësojmë sa më lart dhe që të jenë pjesë e ndritur e Kosovës.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti ka thënë se Dita Ndërkombëtare për vetëdijesimi për biblioteka po shënohet për të katërtin vit me radhë.

“Dita kombëtare e vetëdijesimit për biblioteka po shënohet për të katërtin vit me radhë. Ky projekt është i përfshirë me 11 institucione partnere. Nëpërmjet këtij projekti UP ka marr pjesë në takime të ndryshme. Jetik është bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë”.

Drejtor i Bibliotekës, Fazli Gajraku ka treguar se për të arritur deri në këto ditë është dashur shumë punë e vuajtje.

Tutje ai ka thënë se po u mungonë një platformë digjitale për bibliotekën.

“Për këtë Bibliotekë është dashur shumë punë e shumë kujdes e shumë vuajtje. Për ta bërë bibliotekën atë që e duam është një luftë e pa fituar. Ne po mundohemi të bëjmë atë që është në mandatin e bibliotekës për të mbledhur ekzemplarin e mundshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe historinë gojore. Projekti inkurajuese për të gjithë ne është rrëfimi i të mbijetuarve të Krushës. Ne duhet të shprehim brengën tonë për mungesën e një platforme digjitale për bibliotekën”, tha ai.

Osman Gashi kryesues i Këshillit drejtues të Bibliotekës Kombëtare, ka shtuar se biblioteka ka mbijetuar njëjtë ashtu siç ka mbijetuar Kosova.

Të ngjashme