Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar dje në Maqedoni.
Avioni kishte humbur kontaktet shumë pranë malit “Koka e Selanikut” në masivin shkëmbor të Jakupicës.
Aeroplani i regjistruar në Gjermani po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes, por është aksidentuar rreth orës 16:16 si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.
Me aeroplanin po udhëtonte një familje me 4 anëtarë, që kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre.
Viktimat, të gjithë me shtetësi bullgare, janë:
-Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970
-Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur në vitin 1972
-Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005
-Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2005