Vikter Mozes do të jetë afrimi i dytë në merkato i Interit. Mediat britanike dhe ato italiane bëjnë me dije, se klubi zikaltër ka arritur akordin me Çelsin për huazimin e futbollistit nigerian derin në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 10 milionë euro.
Raportohet se palët kanë arritur akordin total, teksa shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi. 29-vjeçari është aktualisht i huazuar te Fenerbahçe në kampionatin turk. Futbollisti pëlqehet nga trajneri Konte i cili e shikon si një alternativë cilësore në krahun e djathtë, pasi mund të përshtatet shumë mirë me skemën që përdor italiani.
Transferimi i Mozes drejt Interit është konfirmuar edhe nga trajneri i Çelsit, Lampard, i cili në një prononcim u shpreh: “Viktor Mozes do të rikthehet te Çelsi, sepse do të firmosë për një ekip tjetër”. 29-vjeçari do të bëhet lojtari i dytë që do të firmosë me zikaltërit në merkato, pas futbollistit tjetër anësor Eshli Jang.