Policia angleze ka sekuestruar një furgon të mbushur me para gjatë një kontrolli rutinë. Brenda mjetit u gjetën pothuajse gjysmë milioni funte. Furgoni u ndalua në Leicester në Angli për kontroll dhe efektivët u habitën kur brenda zbuluan 465 mijë funte.
Shoferi u arrestua dhe do të merret në pyetje për të dhënë shpjegime për sasinë e madhe të parave për të zbuluar origjinën dhe burimin e tyre. Paratë e sekuestruara ishin në kartëmonedha 20 funte dhe 50 funte të ndara në tufa, shkruan KlanTv.
“Shoferi është arrestuar dhe do të qëndrojë në paraburgim. Ai do të merret në pyetje nga oficerët pasi arrestimi lidhet me një hetim në vazhdim të policisë”, tha një zëdhënëse policie.