Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, beson se ta shkarkosh trajnerin Arsene Wenger nuk është një gjë e lehtë, dhe sipas tij mbajtja e tij është vendim i duhur.
Sezoni i shkuar ishte dëshpërues për Arsenalin që nuk arriti të futet në Ligën e Kampionëve.
“Arsene është i fortë, ai është i fokusuar dhe këtë është duke e treguar”.
“Nuk gjithmonë i masim gjërat dhe i shohim të gjithë faktorët e involvuar. Por kur merr një vendim të tillë, nuk është e lehtë dhe ne e kemi marr vendimin duhur”.
“Është e lehtë t’i ndërrosh trajnerët, njerëzit e bëjnë këtë shumë shpesh”.
“Ai është i fokusuar dhe shumë i mençur, ai dëshiron të fitojë dhe kemi biseduar për këtë”.
“Jemi marr me shumë gjëra dhe besojmë që Arsene, por e kryen punën e shumë mirë dhe është njeriu i duhur për këtë”.
“Kemi shumë respekt për Arsenen — Nuk do të ngutemi për disa gjëra. Ai nga trajton me respekt gjë që e kemi bërë edhe ne gjithmonë”.
“Ndjehemi të fortë me Arsenen”, ka thënë Kroenke.