Sot 50-vjetorin e lindjes së Kryeministrit të vendit, familja Haradinaj ka vendosur ta kalojë në bjeshkët e Gllogjanit. Përveç ditëlindjes, Ramushi e Anita festojnë edhe 15-vjetorin e martesës, njofton Klan Kosova.
Ka qenë Anita – bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ajo që ka postuar fotografi në rrjete sociale.
“Ne bjeshkët e Gllogjanit në Shtedim e sfiduam sot forcën, moshën dhe dashurinë!!! Në nder të Ditëlindjes dhe në respekt të 15 vjetorit të martesës jemi ngjit me ecje për 3 orë! Gëzuar, se kogja n’formë për 50 vjeç Komandant”, ka shkruar Haradinaj.