Në bregdetin shqiptar, kosovari paguan dyfish më shtrenjtë (Foto)

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 12:10 | Nga

Kemi dëgjuar shpesh raste të abuzimit me çmimet në plazhet e jugut, por një rast abuzimi i pastër është shënuar këtë fundjavë.

Pushuesit nga Kosova duket se janë edhe më të diskriminuarit, pasi çmimet për ta kapin shifra thuajse dyfish më të larta se për shqiptarët, shkruan opinion.al.

Një rast të tillë e ka denoncuar edhe një person nga Kosova, i cili ka publikuar foton e dy biletave të shezlongjeve në Drimade, por jo me të njëjtin çmim.

Edhe pse në të njëjtin vend, shezloni për kosovarin është 2000 lekë e ndërsa për shqiptarët vetëm 700 lekë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme