Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë ( BRSH ) në Istog, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve pjesëmarrës të trajnimeve: “Taktika me Njësi të Vogla” dhe “Trajnimi për Lidership”.
Për të përcjellë nga afër këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si edhe oficerë të tjerë të lartë të BRSH-së.