Në Bruksel e Bratisllavë jo, e në Hagë po, njoftimet e mangëta të Bislimit për vizita jashtë shtetit

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën u takua me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo vizitë, si plot të tjera të tij në Bruksel ishte e paparalajmëruar, teksa pas zhvillimit të saj u bë e ditur se gjatë takimit me të dërguarin evropian për dialogun u fol për procesin e dialogut përpara takimit të nivelit të lartë që do të mbahet më 14 shtator.

Bislimi pas takimit me Lajçakun: Kosova mbetet konstruktive dhe insiston për barazi të plotë mes palëve në dialog

I dyti i qeverisë, haber nuk dha as kur udhëtoi në Bratisllavë më 10 korrik për t’u takuar me Lajçakun për një marrëveshje shumë të rëndësishme, atë të shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Këto janë vetëm dy herat e fundit kur Bislimi nuk dha asnjë paralajmërim për vizitat e tij zyrtare jashtë vendit, ndërsa nuk dihet arsyeja se pse vartësi i Kurtit nuk bën asnjë paralajmërim për to.

Për dallim prej vizitave në kryeqendrën evropiane por edhe atë në Bratisllavë, zëvendësi i Kurtit ndodhë që t’i lajmërojë të tjerat.

Një njoftim i tillë nga Bislimi erdhi për shkuarjen e tij gjatës së sotme në Hagë të Holandës.

Të ngjashme