Në ditëlindjen e djalit, Andi Shehu dhe partnerja e tij kurorëzojnë dashurinë

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Andi Shehu dhe partnerja e tij, Enki, kanë përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tyre, duke kurorëzuar dashurinë me martesë në një ceremoni intime dhe plot emocione.

Të rrethuar nga familjarë dhe miq të afërt, çifti organizoi një festë të ngrohtë, ku çdo detaj reflektonte dashurinë dhe lumturinë e tyre.

Por kjo ditë nuk ishte e veçantë vetëm për martesën. Andi dhe Enki kishin zgjedhur një datë me shumë domethënie: të njëjtën ditë me ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Amor. Kjo e shndërroi gjithë ngjarjen në një festë të dyfishtë, duke i dhënë edhe më shumë emocion atmosferës.

Nga pamjet e publikuara, duket qartë se gjithçka ishte organizuar me shumë kujdes. Enki u shfaq elegante me një fustan nusërie klasik, të zbukuruar me detaje delikate në pjesën e sipërme, ndërsa Andi zgjodhi një kostum të zi, duke u paraqitur mjaft stil dhe elegant.

Të ngjashme