Në Ditën Botërore të Shtypit, Departamenti i Gazetarisë pranon donacion 560 libra

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 14:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një donacion prej 560 librash të fushës së medieve nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj, tha se ky donacion prej 560 librash të dhuruara nga Ambasada Amerikane do të kontribuoj në përgatitjen e gjeneratave të reja të gazetarisë, raporton Ekonomia Online.

“Ky donacion vjen sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shprehjes. Sot ne këtu po e marrim një donacion prej 560 librave të sferës së Gazetarisë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe disa kopje të një libri tjetër në gjuhën angleze të cilat janë shumë të rëndësishme për edukimin dhe arsimimin e gazetarëve të rinj dhe jo vetëm atë por edhe të përhapjes së dijës në këtë sferë”.

“Sot ne po e shënojmë këtë ditë në këtë mënyrë, me të vetmin qëllim që të promovojmë diturin që parase gjithash është shumë e rëndësishme në çështjen e lirisë së shprehjes”, tha ajo.

Ajo tha se ky donacion do të ndihmojë edhe në plotësimin e mungesës së literaturës.

“Nuk kemi shumë literaturë në gjuhën shqipe, besoj që do ta përmbushin një pjesë të madhe të mungesës që e kemi të literaturës në gjuhën shqipe. Janë 560 kopje dhe ne kemi diku 500 student në të tri nivelet dhe këto kopje do të ja dhurojmë çdo studenti tonë dhe do ti kemi edhe ne si departament”, tha ai.

Richard Mei nga Ambasada Amerikane tha se profesioni i gazetarisë është i rëndësishëm për një shtet demokratik.

“Në emër të Ambasadës Amerikane jam i gëzuar që jam sot këtu që ti japim donacion këto libra dhe këto doracak për departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës. Liria e shtypit është shumë vitale për një vend dhe dëshiroj të përgëzoj departamentin e gazetarisë që e marrin këtë element shumë seriozisht dhe besoj që ju ta vazhdoni këtë profesion sepse është shumë i rëndësishëm për demokracinë e një vendi”.

“Për të ndihmuar në këtë aspekt ne kemi përkthyer një doracak e cila do të ju hyj në punë gazetarëve të rinj”, tha ai.

Të ngjashme