Në Ditën e Evropës, kërkohet integrimi në pako i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 10:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që të integrohen në pako në Bashkimin Evropian për të mos penguar njëra – tjetrën në këtë proces.

Ky konstatim doli në tryezën me temë: “Integrimi i pjesshëm apo i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE”, e organizuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, raporton Ekonomia Online.

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik tha se integrimi i pjesërishëm do të krijonte pasiguri në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Integrimin tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE është më e mira zgjidhje. Ideja e integrimit të veçantë  do të ua bënte të pasigurt procesin shteteve siç është Kosova. Qëllimi i kësaj tryeze është që në këtë ditë të shënuar në Evropës edhe ne ti shprehim mendimet dhe shqetësimet për këtë çështje”.

Ndërsa Frank Hantke, drejtori i Friedrich Ebert Stiftung për Kosovë, tha se rrugëtimi për integrim në BE Ka ndryshuar ndër vite. Ai tha se rruga drejt integrimit në BE është e vështirë dhe e gjatë.

Hantke ka kritikuar të gjithë ata që mendojnë se brenda 5 ose 10 viteve mund të përfundojnë të gjitha punët. Madje një gjë të tillë, sipas tij, është  dështim dhe premtim vetjak.

“Kur flasim për integrimi evropian atëherë duhet të shohim në dy drejtime cili është interesi i evropianëve që ju të jeni pjesë e BE dhe çfarë është interesi juaj që të bëheni pjesë e BE. Kur flitet për rrugëtimin e gjatë të integrimeve evropiane duhet të shihni se sa shumë gjëra kanë ndryshuar në  shtetet e BE. Rruga jonë ka qenë e vështirë ka ardhur nga një nivel tjetër mirëpo rruga për këtë integrim ka qenë e vështirë”.

“Nevojitet kohë ata që duan ta bëjnë këtë punë për 5 ose 10 vite mendoj se kanë dështuar pos e ka qenë një premtim tepër i vetmuar. Çfarë ju mund të bëni? Integrimi evropian nuk mund të bëhet nga ne, shtetet anëtarë të BE, ne nuk mund ta bëjmë integrimin tuaj mund të ju ndihmojmë por integrimin e bëni vet”

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Mesut Idriz, nga Universiteti “Sakaria”, nga Turqia. Ai tha se rajoni duhet të fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore.

“Ajo çfarë ka funksionuar për një shtet jo domosdoshmërishtë do të funksionojë për një shtet tjerët. I gjitha rajoni duhet të punojë për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe pajtim”.

Oskar Fuzes, këshilltar në Qeverinë e Kosovës për Integrim Evropian, tha se edhe pse thuhet se nuk ka ndonjë datë për integrimin e vendeve të Ballkanit vendimi për këtë ekziston.

Fuzes ka folur gjithashtu edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia. Lidhur me këtë ai tha se kjo çështje nuk do të jetë problem për Kosovën, pasi Serbia apo edhe vendet e tjera duhet ta bëjnë, raporton EO.

“Ju inkurajoj të kryeni detyrat e shtëpisë. Kjo është shumë me rëndësi. Ndonëse gjithkush po e mohon ekziston një datë e shënjestruar racionale. Askush nuk do ta luaj lojën sikurse për Turqinë. Në rastin e Ballkanit Perëndimor vendimi gjeostrategjik dhe gjeopolitik për të ju marr brenda është marrë ju do të jeni anëtarë i plotë i BE në një të ardhme të afërt ju nuk jeni Turqia nuk do ta keni fatin e Turqisë më vendimi që ju do të jeni në BE është marrë. Evropa ka nevojë për ju, Evropa ka nevojë për njohurinë tuaj historike potencialin tuaj aktual dhe të ardhshme. Sepse Evropa nuk është këtu atëherë do të vijë dikush tjetër”.

“E dyta është se problemi i ashtuquajtur i mosnjohjes nuk do të jetë një problem për juve unë e kuptoj se politikisht njohja është shumë e rëndësishme për një shtet të ri e kuptoj se njohja është një kusht nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare”.

“Nga pikëpamja e zgjerimet të BE njohja apo mosnjohja nuk është problem nuk është temë për ju është problem për Serbinë. Nuk është se Kosova të njoh ato pesë shtete apo Serbinë, por është e kundërta. Kjo do të thotë se ju keni përparësi deri në momentin e njohjes deri kur serbët po presin dhe vendosin kushte ju jeni në përparësi jo ata”.

“Në momentin kur Serbia e njeh Kosovën ose edhe ato pesë shtete të BE E njohin Kosovën ju do ta humbni këtë përparësi. Jo është ndjenja ime. Sepse njohja e Kosovës është bërë. Kosova është shtet sovranë pikë. Askush nuk do ta ndryshojë këtë me asnjë kushti apo mjeti”.

Të ngjashme