Në Ditën e Flamurit, qytetarët thonë se duhet të punohet për bashkim kombëtar

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 12:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë po festohet Dita e Flamurit Kombëtar me aktivitete të ndryshme. Qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online thonë se kjo datë e ka simbolikën që të shqiptarët ngado që janë të bëhen bashkë, pa dallime partiake, fetare e të tjera. Të tjerë iu bëjnë thirrje politikanëve që të punojnë për bashkim kombëtar.

Fatmir Sopi, qytetar i Prishtinës, ftoi shqiptarët të jenë të bashkuar në këtë ditë. “Ftoj të gjithë shqiptarët që të jenë të bashkuar të jenë një dhe kjo datë kjo ditë pikërisht e jep vetë mesazhin që të jemi bashkë, pa dallime partiake, fetare e të tjera”, tha Sopi.

Nga ana tjetër, Njazi Gashi ftoi shqiptarët që të punojnë për një shtet një himn e një flamur.

“Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve anë e kënd botës nga janë. Kjo është festa më e madhe popullit shqiptar. Të gjithë popujt i kanë festat e veta, e shqiptarët i kanë dy festa, festën e nëntorit që është festë e madhe dhe festat e shkurtit që është festa e vogël”.

“Të gjithë shqiptarët, ju lutemi angazhohuni që të kem një zot, një shtet, një himn, një flamur, një gjuhë dhe një kulturë”.

I veshur me flamur që kishte hartën e “Shqipërisë së Madhe”, me plis e me simbole të tjera kombëtare, Selatin Fazliu, tha se më e mira për trojet shqiptare është bashkimi kombëtar.

“Inshalla prej ditës së sotit, Zoti na i bjen mendtë e hajrit e na bashkon të gjithëve me një gjuhë të përbashkët, gjitha trojet shqiptare kudo që gjenden se më e mira është ajo bashkimi kombëtar . Shqipëri e Kosovë me u bashku trojet e me pas një gjuhë të përbashkët, me qenë atdhetarë e kombëtar dhe me i mbrojt trojet tona”.

“Na duhet pa qare me u bashku se copa-copa shkuem krejt”, u shpreh Fazliu.

Kryeqyteti i Prishtinës është mbuluar me ngjyra festive, e flamuj kombëtar për të shënuar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Të ngjashme