Në Ditën e Forcës, kazermat e FSK-së “vërshohen” nga fëmijët

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 10:26 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ka organizuar “Ditën e Hapur” për nder të “Ditës së Forcës”.

Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, përkundër motit me borë, është vizituar nga numër i madh i fëmijëve, të cilët kanë parë nga afër aktivitetet e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Fëmijët patën mundësi të shohin parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe të bëjnë fotografi me ta.

Mbaresa, nxënëse e klasës së tretë, tha se kur të rritet ka dëshirë që të bëhet ushtare. 10-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare me pjesëtarët e FSK-së.

“Jam e lumtur që janë këtu, shumë kam dëshirë me u bë ushtare, ndihem krenare me FSK-në”.

Pritje për qytetarët do të ketë edhe në kazermat e tjera si në Mitrovicë, Istog, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizitorët kishin mundësi të shohin pajisje, mjedise si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitete e FSK-së.

Të ngjashme