Në Ditën e Mësuesit 7 Marsin, para Ministrisë së Arsimit, është mbajtur një aksion protestues i organizuar nga OJQ “Global Shapers Prishtina”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e arsimit për gjendjen e arsimit, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.
Avdyl Gashi, organizator i këtij aksioni ka thënë Kosova radhitet ndër vendet e fundit sa i përket cilësisë në arsim.
“Rezultatet e Testit Pisa që radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit si dhe organizatat tjera. Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, ku ka mungesë edhe të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë ai. organizate.
Përfaqësues të kësaj organizate kërkun qe Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin.
Komunikata e plotë:
Ministria e Arsimit ngel në menaxhimin e sistemit të arsimit, shkëlqen në korrupsion, nepotizëm dhe interesa partiake.
Rinia e Kosovës, i ngel Ministrat e Arsimit, në Ditën e Mësuesit. Për dështimin në këto 20 vite, ne sot kërkojmë llogari nga përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë qenë ministra/e. Atyre sot ua mbyllëm notat 1(njësh) në këto lëndë: Testi PISA, Infrastrukturë në Shkolla, Psikologët në shkolla, Performanca e mësimdhënësve, Digjitalizimi, Mësimi shtesë. Ndërsa notën 5 ua kemi vendosë në lëndët: Nepotizëm, Korrupsion dhe Koalicione.
20 vite kalendarike janë shumë, e aq më të rëndë e bën gjendjen kur e dijmë se përgjatë këtyre viteve nëpër këtë sistem kanë diplomuar qindra mijëra gjenerata.
Sot 7 Marsin, që tradicionalisht festohet si Dita e Mësuesit, e shënuam me protestë sepse Kosova nuk ka asnjë arsye të festoi.
Sistemi arsimit është në kolaps total, duke marrë parasysh problemet e shumta që e shoqërojnë. Rezultatet e testit PISA e vendosin Kosovën në fund të listës, raportet e Bankës Botërore potencojnë se nxënësit me përfundimin e 12 viteve shkollim marrin njohuri të barazvlefshme me përfundimin e klasës së 7-të fillore, dhe analiza e raporte të shumta theksojnë problemet e mëdha në arsim.
Shkollat në masë të madhe nuk janë të paisuna me laboratore e infrastrukturë tjetër të nevojshme përcjellëse që i kontribuon konkretizimit të materialit shkollor. Shkumësi, tabela e shpuza janë mjetet e vetme në pronësi të shkollave.
Digjitalizimi në shkolla nuk është as në proces, këtë e dëshmoi edhe situata me pandeminë, ku në vend se mësimdhënësit të kishin paisjet dhe njohuritë të gatshme, shkollat nuk kanë as casje në internet e llaptop, e lëre më të përdorin internetin për konkretizim të materialit shkollor.
Mësimi shtesë nuk realizohet nga mësimdhënësit, as në rastet kur kërkohet nga nxënësit.
Asnjë reformë që siguron cilësi nuk është bërë në matjen e performancës së mësimdhënësve, gjë që ka bërë të dështoi investimi tek ta nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve tjera.
E shumë probleme tjera, të cilat e pamundësojnë hapësirën që ne sot të flasim për kreativitet, për aftësi të ndërmarrësisë e inovacion brenda shkollave.
Ministrat:
2001 – Rexhep Osmani
2004 – Agim Veliu
2007 – Enver Hoxhaj
2011 – Ramë Buja
2014 – Arsim Bajrami
2017 – Shyqri Bytyqi
2019 – Hykmete Bajrami
2020 – Ramë Likaj
Ndryshe, organizata Global Shapers Community Prishtina, eshte dege e komunitetit Global te Rinise – Global Shapers Community, i cili komunitet eshte themeluar nga Forumi Boteror i Ekonomise, dhe ndodhet ne rreth 400 qytete te botes, 200 shtete dhe numeron rreth 10,000 antare.