Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për 1 Maj në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat Punëtorëve kanë protestuar me kërkesat për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini, tha se numri i protestuesve është i vogël në krahasim me pakënaqësitë që kanë, pasi sipas tij, punëtorët nuk kanë guxim të protestojnë.
“Edhe pse jemi në një numër më të vogël me krahasim me at të pakënaqësive, mesazhi do të jepet edhe në emër të kolegëve tanë, po një numër ndoshta edhe punojnë në ndërtimtari dhe se kanë pas guximin me u bashkëngjitë në kërkesat tona”.
“Protestat e 1 Majit gjithkund janë protesta me kërkesa sociale, tek ne kemi mjaftë kërkesa sociale, duke filluar nga marrëveshja kolektive, duke respektuar që të zbatohet paga minimale, duhet të nënshkruhet siguria si dhe shëndeti në punë”.
“Kemi një mal me kërkesa për t’i realizuar, por ato kanë ngel në premtime. Për fat të keq te ne shihen gjërat që i paskemi punët krejt në rregull, a ne në fakt bërtasim për pagë minimale. Edhe pse jemi sot që paga të jetë 250 euro minimale ajo ka mbet vetëm në letër. Sindikata ka kërkuar nga qeveritarët që mos të mbesin kërkesat ne letër”.
“Edhe pse paga minimale është nënshkruar dhe zotuar nga viti 2017, ajo ka vlejtur për vitin 2018, kurse unë them që ajo pagë minimale s’është 250 ma, do të jetë 300 sepse shporta e qytetarit është ngritur. Ne nuk do të hezitojmë t’i shprehim kërkesat tona. Kemi çdo ditë shkelje ligjore kërkojmë që ligji të implementohet dhe të zbatohet ata qe e shkelin ligjin kërkojmë nga punëtorët deklarohen më sindikatë për shkeljet që i bëhen në vendin e punës”.
I ftuari nga organizata “UNIA” nga Zvicra, Mattia Lent, tha se emigrantët janë ata që më së paku gëzojnë të drejtat e tyre, ai gjithashtu shtoi se janë gratë ato që janë të diskriminuara më shumë.
“Emigrantët nuk respektohen të drejtat e tyre dhe sidomos të grave që janë ato që 20 me pak përpos diskriminimit dhe të tjera ka edhe ngacmime seksuale në vend pune trajtim jo të barabartë”.
“Problem mbetet edhe puna e pushimit të lehonisë. Ne të gjithë duke luftuar për të eliminuar pabarazinë mundë të luftojmë patriarkatin që na dëmton të gjithëve”.
Në këtë protestë kanë marr pjesë edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Nënkryetari i Sindikatës së KEK-ut Nexhat Llumnica shpalosi kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.
Ata po kërkojnë punëtorët e KEK-ut mos të janë të përfshirë në Ligjin për Paga, të aprovohet Marrëveshja Kolektive, njohja e përvojës së punës gjatë viteve ’90-99 dhe njohja e sëmundjes profesionale më ligj që merren në vend të punës.
“1 Maji është ditë e punëtorëve në gjithë vendin e botës, dhe protestojnë, në Kosovë sikur respektohet ligji, sikur jemi shumë të pasur sikur nuk jetojmë në varfëri te skajshme. Çdo ditë punëtorët lëndohen dhe vriten në vendin e punës, s’po flasim për kontratat sidomos në sektorin privat”.
“Jam i bindur se ata nuk guxojnë të shprehin pakënaqësitë sepse është i kapur nga politika Ne kemi kërkuar që korporata energjetike mos të jetë në këtë ligj sepse s’jemi punëtor administrativë e as civil, po jemi punëtorë të minierave përveç kësaj cenon kushtetutën sepse cenon ekonomin e vendit, tregun e lirë, është në kundërshtim me Ligjin e punës”.
“Sipas qeverisë iniciues i këtij ligji punëtorët duhen të punojnë me orar të rregullt, binduni ju Qqeveria e Kosovës që nëse KEK do të punoj vetëm në at orar dhe ky objekt do të punojë në këtë orar”.
“Ju bëjë thirrje që të mendojnë për punëtorët mos të vijnë para votave me na lut çka po kërkoni se është vonë. Tjetër aprovimi i marrëveshjes kolektive në nivel sektorit”.
“Kërkesë tjetër është njohja e sëmundjeve profesionale, në korporatën tonë shumë pak e shijojnë pensionin sepse kanë sëmundje nga gazrat e pluhuri; njohja e përvojës së punës ’90-99; rritja e vlerës së shujtës”.
Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jashari tha se protesta të tilla do të organizohen sërish, raporton EO.
“Jemi këtu t’ju kujtoj institucioneve në Kosovë të mos na shohin pak, sepse edhe në arsim filluam pak dhe pastaj filluam greva 3 javore, dhe shteti u ngritë në këmbë nëse shteti nuk i përmbushë kërkesat tona ne do të protestojmë. I bëjë kërkesë Qeverise merruni me zërin e punëtorëve se nesër mundë të bëhet vonë”.
Për 1 Maj kanë protestuat edhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kundër diskriminimit që u bëhen grave në vendin e punës.