Në Ditën e Tokës, amerikanët në Kosovë pastrojnë zonën rreth ambasadës

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Diplomatët amerikanë në Kosovë për të shënuar Ditën e Tokës kanë pastruar zonën afër objektit të ambasadës.

Me një mesazh se është shumë e thjeshtë të ruhet ambienti duke bërë riciklimin e mbeturinave, ambasada amerikane tha se është forma për t’i ruajtur bukuritë e Kosovës.

“Për të shënuar Ditën e Tokës, vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës pastruan zonat përreth ambasadës. Duke mbledhur mbeturinat dhe të riciklohen në mënyrën e duhur është gjëja më e thjeshtë që ne mund të bëjmë për të ruajtur bukuritë natyrale të Kosovës”.

Në postimin e ambasadës është bashkëngjitur edhe një artikull ku ka rekomandime se si mund të ndihmohet ruajtja e natyrës, përfshirë ngrënë më shumë gjelbër, duke shmangur përdorimin e plastikës, përdorimi i energjive alternative, ecja në këmbë apo me biçikletë e të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme