Sot më 18 prill 2020 shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve. Për arsye të pandemisë, shumë aktivitete që ishin planifikuar për ta shënuar këtë ditë, e që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë pezulluar.
Siç ka qenë traditë për disa vite, vendi ynë e ka mbajtur aktivitete të ndryshme me rastin e kësaj dite dhe në bashkëpunim me shumë institucione dhe akterë tjerë të rëndësishëm.
Megjithatë, MKRS-ja për mos ta harruar shënimin e kësaj dite, ka përgatitur një video-mesazh përmes të cilit Ministrja Vlora Dumoshi iu adresohet me këtë ditë të rëndësishme për fushën e trashëgimisë kulturore.
Po ashtu kemi përgatitur një 3D model të restituimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana. Ky model është mbështetur financiarisht nga organizata UNDP në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me urimin që situata me të cilën po kalojmë në Kosovë dhe me të cilën po përballet i tërë globi, të kalojë sa më parë, në të njëjtën kohë MKRS ju bën thirrje që të kujdesemi më tepër për ata që i kemi përreth, të rrisim përgjegjësitë tona për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.