Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në sferën e informacionit dhe teknologjisë (TIK), në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Lluka ka thënë se MZhE-ja vazhdimisht e ka mbështetur ketë program gjatë katër viteve dhe do te veprojnë kështu edhe në vazhdim me trajnime.
Lluka ka folur për projektet që ministria e tij është duke punuar, si ai për kabllot optike, për të cilin tha se pas finalizimit Kosova do të jetë liderë në Evropë.
Ai foli për projektin i cili ka trajnuar 400 gra, ku tha se gjysma e tyre janë punësuar.
“MZhE vazhdimisht e mbështet këtë program. Ne e kemi një pjesë që mbulon sektorin e teknologjisë informative dhe merremi me pjesën e investime në infrastrukture dhe zhvillimin e shkathtësive”.
“Në projekte te ardhme juve ju jepet mundësi të zhvilloni këto aftësi dhe të krijoni vende pune. MZhE i ka disa programe duke filluar dhe disa aktuale. Është programi “wow”, i cili ka trajnuar mbi 400 vajza, gjysma e tyre kanë siguruar vende pune. Një projekt të tillë synojmë të vazhdojmë”.
Lluka shtoi se për të përmirësuar këtë sektor janë duke zhvilluar një projekt që ka të bëjnë më një qendër për hulumtim dhe zhvillim. Sipas tij, kjo po bëhet për të rritur zhvillim ekonomik.
Duke folur pet projektin ‘Ekonomia Digjitale’, Lluka tha se qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës, ku mbi 20 milionë euro do të futen në infrastrukturë, derisa një pjesë tjetër e fondit do të shkojë në krijimin e vendeve të reja të punës. Sipas tij, me finalizimin e këtij projekti brenda dy viteve Kosova do këtë një pozitë shumë më të mirë në këtë aspekt.
“Sipas të dhënave në vitin 2017 Kosova ka pasur rreth 3 miliardë euro importe, kurse eksporte ka pasur rreth 500 milionë. Për të përmirësuar këtë sektori jemi duke zhvilluar një projekt, që të keni mundësi të shfrytëzoni ndërtesën pa pagesë… një qeder për hulumtim dhe zhvillim që t’i zhvilloni idetë tuaja”.
Ministri Lluka përmendi edhe projektin e “TechPark”, objektin e të cilit Qeveria do t’ia japë në shfrytëzim për 20 vjet STIKK-ut, ku bizneset mund të zhvillojnë idetë e tyre inovative dhe të zhvillojnë shërbimet e tyre në sektorin e TIK-ut.
“Ndërtesa është e qeverisë dhe i është dhenë për 20 vjet STIKK-ut. E gjitha kjo bëhet t’i ndihmojmë zhvillimit ekonomik, sepse sa me të avancuara janë shkathtësitë zhvillimi ekonomik është më i qëndrueshëm. Do të përkrahim edhe në vitet e ardhshme”.
Abetare Gojani, drejtoreshë e programit në IPKO Foundation, tha se synim i tyre është të arrihet përfaqësim i barabartë gjinor në këtë fushë.
“Iniciativa është mbështetje globale tepër të inkurajuar vajzat e reja në fushën e teknologjisë. Shënohet qe katër vite. Së basku me 167 shtete tjera, jemi munduar ti fuqizojmë gratë në fushën e teknologjisë”.
“Synimi i IPKO foundation është të arrije përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha aktivitetet. Gjatë tri viteve të fundit kemi pasur mbi 42 për qind te vajzave pjesëmarrëse të konferencës janë punësuar, kanë fituar kontrata pune”.
Visar Jasiqi, shef i Operacioneve dhe zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë në RIT Kosovo (A.U.K), tha se synojnë të vazhdojnë të ngrijsin problemin e pjesëmarrjes së vogël të grave në këtë fushë.
“E gjitha filloi më 2013 kur pamë një statistikë e cila thoshte se vetëm 20 për qind. Të bëjmë zhurmë për problemin, të shkathëtojmë vajzat dhe t’i vendosim ato ne tregun e punës. U bënë afër 5 vite dhe djht ngritur ende zërin sepse problemi ende ekziston”.
Edicioni i katërt i konferencës “Vajzat në TIK” është organizuar me qëllim të zgjerimit të gamës së kësaj ngjarjeje, duke synuar ngritje të vetëdijes lidhur me mundësitë e vajzave/grave në sektorin e TIK-ut përmes një matrice shumëdimensionale perspektivash, historish suksesi, si dhe mundësi rrjetëzimi për vajzat pjesëmarrëse dhe gratë punëdhënëse aktive në këtë sektor.
Konferenca është organizuar në bashkëpunim me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, IPKO Foundation, Ambasadën Amerikane, Empoëer USAID, A.U.K TDI dhe komunën e Prishtinës.
Në kuadër të kësaj konference në kampusin e AUK-ut, gjatë ditës do të mbahet panairi i punës me biznese dhe organizata vendore.