Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë ndryshim të kushteve klimatike.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi do ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe se kjo situatë do të ndikoj në prishjen e ekuilibrit termik në dy vlerat ekstreme.
“Vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore”, njofton IHK.
Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë celcius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3-11 gradë celcius.