“Në emerë të popllit shçiptar”: Parulla me gabime elementare drejtshkrimore në protestë

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pankarta në duar të shkruara me gabime elementare drejtshkrimore, ka nisur protesta e thirrur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

“Në emer të popllit shçiptar kundër Asosacionit me shumic serbe”, shkruhet në njërën nga pankartat, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.

Krahas thirrjeve dhe parullave kundër Asociacionit, pati dhe pankarta kundër simboleve të shtetit të Kosovës. “Stop flamurit lara lara”, shkruante në njërën nga to.

Dashamir Uruçi, njëri nga përfaqësuesit e protestuesve, tha se shqiptarët janë kundër Asociacionit.

“Askush në Kosovë nuk e harron ndihmën e Evropës gjatë luftës për liri dhe për ndërtimin e Kosovës së pavarur. Evropa duhet ta di se shqiptarët masivisht janë kundër Asociacionit sepse janë të bindur që ky copëzim i ri do ta qoj shtetin në të njëjtën gjendje ku e ka quar Bosnjën, Republika serbe e Bosnjës”, u shpreh ai.

Ai paralajmëroi se do të ketë protesta masive gjithandej “në mbështetje të qeverisë Kurti, e cila po punon me të gjitha forcat për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”.

Të ngjashme