Ndonëse ai nuk është gjallë, falë tij, shumë studentë të Fakultetit të Mjekësisë, te Biblioteka, do të kenë mundësi që kohë pas kohë të pushojnë në pushimoren e cila u përurua nga Aktivistët e Lëvizjes Studentore “Studim Kritikë Veprim” (SKV) në nder të trevjetorit të vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Fillimisht u vendosen lule te fotografia e Astritit brenda në Bibliotekë, raporton Ekonomia Online.
Disa karrige dhe tavolina druri janë vendosur para biblotekës së këtij fakulteti derisa në sfond qëndron portreti i Astriti.
Getoar Sylaj, nga SKV-ja, tha se Astriti një pjesë të madhe të kohës ka kaluar në Bibliotekë, andaj hapësira para saj do të shndërrohet pushimore për studentet e këtij Fakulteti.
“…përmes këtij aktiviteti shënojmë kujtimin e paharrueshëm të shokut tonë dhe kolegun e Fakultetit të Mjekësisë Astrit Deharin”.
“Astriti ka kaluar një pjesë të gjatë të kohës këtu në bibliotekën e Fakultetit. Andaj në këtë hapësirë e cila ka filluar të rregullohet do të shndërrohet në një pushimore te cilën do ta shfrytëzojnë studentët e Fakultetit”, tha ai
Në këtë përurim e pranishme ishte edhe bashkëshortja e Astrit Deharit, Arta.
LEXONI EDHE: