Në festimet për pavarësinë e Katalonisë, edhe flamuri i Kosovës

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 11:21 | Nga

Dita e djeshme ishte historike për rajonin, pasi Parlamenti votoi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja. Partitë paraqitën një rezolutë, në të cilën e shpallin rajonin e tyre Republikë të pavarur.

Demonstratat pro dhe kundër pavarësisë kanë pushtuar gjatë gjithë natës rrugët e Barcelonës.

Mes festimeve në rrugët e Barcelonës është parë edhe një person i mbështjellë me flamurin e Kosovës.

Ai është fotografuar i mbuluar me flamurin e Kosovës ngjitur me një person tjetër që mbante flamurin e Katalonisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme