Autoritetet shëndetësore në Francë kanë raportuar 110 raste me fatalitet nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një rritje prej 0.4 për qind, duke dërguar shifrën totale të vdekurve si pasojë e virusit në 28.132, shkruan agjencia Reuters.
Franca është vetëm prapa SHBA-së, Britanisë dhe Italisë, për numër të vdekurve. Numri i rasteve të reja me koronavirus të mërkurën ka qenë 418, duke dërguar numrin total në 143.845.