Në një raport special për vendin, sinonim i të cilit dikur ishin kafenetë parisiene të mbushura me tym të duhanit, ministria nuk e ka saktësuar nëse cigaret elektronike bëjnë pjesë në trendin e zvogëlimit të numrit të duhanpirësve.
Raporti bazohet në një studim rastësor të vitit të kaluar të shtetasve francezë midis moshave 18 dhe 75 vjeç.
Në vitin 2017, 31.9 përqind e të anketuarve pohuan se kishin pirë duhan herë pas here ndërsa 26.9 se kishin pirë çdo ditë. Këto shifra janë për 3,2 dhe 3,5 për qind më të ulëta se në vitin 2016, thuhet në raport, transmeton koha.net.
Kjo e paraqet një rënie prej një milion personash në shifrat e duhanpirësve brenda një viti – shton ministria.
Thuhet se duhani i vret rreth 200 persona në Francë çdo ditë, ose rreth 73,000 në vit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se duhani në mbarë botën vret deri në gjysmën e përdoruesve – më shumë se shtatë milionë njerëz çdo vit.
Sipas të dhënave të fundit të OBSH, në vitin 2016 më shumë se 1.1 miliardë fëmijë të moshës 15 vjeç e më lart ishin duhanpirës. Kjo shifër është e pandryshuar nga viti 2015.
Numri i konsumuesve të duhanit është në rënie në mbarë botën, edhe pse në disa vende – veçanërisht ato në zhvillim – është në rritje.
Pirja e duhanit është e lidhur me disa lloje të kancerit, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Ministresha franceze për shëndetësi Agnes Buzyn deklaroi se kryesisht duhet falenderuar të ashtuquajturën “taksë mëkatare” në duhan për trendin e ri “inkurajues”, të përforcuar me këshilla për lënie të duhanit, futjen e fashave me nikotinë dhe vendosjen e paralajmërimeve shëndetësore në pakot e cigareve
Rënia e numrit të duhanpirësve në Francë është veçanërisht e dukshme në mesin e shtresës më të ulët të qytetarëve, pretendon ministria.
Buzyn synon ta rrisë çmimin e pakos së cigareve deri në 10 euro deri në vitin 2020, nga pothuajse tetë euro sa është tani pas një varg rritjeje të çmimeve në vitet e fundit, njofton agjencia AFP.