Në fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për mbjelljen e drunjtëve dekorativ. Ecurinë e projektit të mbjelljes së drunjtëve dekorativ, nga afër e kanë parë Rumir Zhuniq, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Mbjellja e drunjtëve dekorativ në fshatin Operushë është duke u bërë në të dy anët e rrugës kryesore si dhe në hapësirat publike, rreth varrezave, lapidarëve, objektit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit, AMF-së si dhe hapësirave tjera që janë të nevojshme.