Komuna e Pejës më në fund ka ndarë 28 mijë euro buxhet për riparimin e kamerave në disa pjesë të qytetit, të cilat prej disa vitesh ndodhen jashtë funksionit.
Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, ka bërë të ditur se në mbi 50 pika të ndryshme në qytetin e Pejës janë të instaluara 125 kamera publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dardan Berdajolli, përgjegjës për kamerat publike nga departamenti i Teknologjisë Informative (IT) të Komunës, ka potencuar se 95 për qind e tyre janë jashtë funksionit.
Tash, sipas tij, është duke u instaluar sistemi i ri, më të cilin nuk do të ketë më probleme të ngjashme si në të kaluarën pasi me këtë sistem të ri secila kamerë do ta ketë fibrin e vet optik dhe nuk do të ketë degëzime.